GJIGANTI ZLATAN: Ibrahimovic dhuron golin e parë kuqezi në “San Siro”, çmendet Galliani (VIDEO)

Gjithmonë ai, gjithmonë Zlatan Ibrahimovic! Goli i parë i sezonit në Europë, goli i parë i sezonit në kampionat… Suedezi kërcen më shumë se të gjithë dhe me kokë, “specialiteti i tij”, arrin ta dërgojë topin aty ku portieri i Bolognas Skorupski nuk mund të mbërrijë…

Një gol fantastik nga thuajse 39-vjeçari, që vulos kështu golin e parë në “San Siro” në këtë sezon. Por, kros i bukur edhe nga Theo.

Ndërkohë, në tribunë feston si i çmendur edhe Adriano Galliani, tifoz kuqezi edhe pse tani mbulon post te Monza…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu