Gjeti paraakord me Milanin me parametra zero, braziliani ndërron mendje dhe rinovon 4 vjet!

Ishtë një hap larg nga Milani dhe madje ishte arritur parakontratë por në fund ka ndodhur e papritura dhe ka rinovuar me ekipin e tij…

I ndjekur gjatë nga kuqezinjtë, Otavio Edmilson da Silva Monteiro ka vendosur të rinovojë me Porto dhe për këtë arsye të vazhdojë aventurën e tij në tokën lusitane.

Mesfushori sulmues komentoi pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2025:

“Jam shumë i lumtur, gjithmonë kam thënë se doja të qëndroja. Në këtë klub dhe në këtë vend ndihem si në shtëpi, gjithmonë jam pritur mirë dhe është një ëndërr që vjen e vërtetë.

Unë doja të rinovoja kontratën dhe jam i lumtur, do të vazhdoj të luaj me të njëjtën dëshirë si gjithmonë dhe do të bëj më të mirën në fushë për të sjellë më shumë tituj.

Kjo është ajo që unë mund të premtoj. Unë do të jap gjithçka në fushë, siç kam bërë gjithmonë.

Nuk do të dorëzohem. kurrë, ata mund të mbështeten tek unë deri në fund “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu