Gjermania masakron Mino Raiola, Italia e përkëdhel! Ndryshimi i madh. Lojërat e pista me lojtarët dhe komisionet…

Gjermania Bild ka sulmuar ashpër menaxherin e Erling Haaland, Mino Raiola, pak ditë pas deklaratave të bëra nga ky i fundit për Sport1 në lidhje me të ardhmen e Haaland.

“Borussia Dortmund do ta mbajë edhe një vit tjetër, edhe pse unë nuk jam dakord”, kanë qenë fjalët e Raiola-s, që nuk janë pëlqyer aspak nga e përditshmja gjermane.

“Hilet e pista të këshiltarit Raiola”, ka qenë titulli i artikullit.

“Borussia Dortmund, – lexohet, – duhet t’i frikësohet një beteje të vërtetë sepse menaxheri holandez ka respekt për Borussia Dortmund deri kur Dortmund do të respektojë interesat e Erling Haaland. Dhe është pikërisht kjo që po vihet në provë tani”.

Por, nëse Gjermania e sulmon, Italia e përkëdhel! Në fakt, këto ditë, Raiola pritet të mbërrijë në Itali dhe të takohet me Juventusin dhe Milanin.

Në tavolinë mund të jenë manovra merkatoje dhe sipas Tuttosport Donnarumma i intereson bardhezinjve me zero.

Në anën tjetër, Maldini & Co nuk mërziten, sepse kanë bërë maksimumin: 7 mln euro dhe 1 bonus, pra 8, për pesë vitet e ardhshme.

Raiola kërkon 2 vite kontratë dhe 12 mln euro bashkë me bonuse. Në këtë pikë, duket qartë se në Gjermani këto lojëra masakrohen dhe bëhen polemikë, në Itali janë normale dhe mediat italiane e përkëdhelin një si Raiola…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu