Gjendja e Kjaer shqetëson Milanin, por nga Danimarka vjen lajmi qetësues i trajnerit!

Danimarka po tregon veten si një nga ekipet më të mira në Euro 2020. Pavarësisht dramës së Christian Eriksen, skuadra skandinave po tejkalon të gjitha pritshmëritë, me një rrugë në ngjitje të madhe dhe bindëse.

Drejtuesi i ekipit është sigurisht kapiteni dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, një flamur i vërtetë danez.

Por Kjaer pësoi një dëmtim në pjesën e dytë në ndeshjen e fundit kundër Uellsit (fituan 4-0). Një dhimbje muskulore e detyroi atë të dilte jashtë.

Ankth për Danimarkën dhe Milanin. Por sot trajneri Kasper Hjulmand siguroi të gjithë nga grumbullimi i ekipit kombëtar, duke folur për përmirësimin e gjendjes së Kjaer:

“Ai nuk ka pësuar një dëmtim serioz. Unë pres që Simon të rikuperohet dhe të jetë gati për çerekfinalen”.

TOPSHOT – Denmark’s defender Simon Kjaer carries a framed Welsh jersey bearing name of Denmark’s midfielder Christian Eriksen, who suffered a cardiac arrest during a group stage match, and reading in Welsh “Get well soon”, ahead of the UEFA EURO 2020 round of 16 football match between Wales and Denmark at the Johan Cruyff Arena in Amsterdam on June 26, 2021. (Photo by Koen van Weel / POOL / AFP) (Photo by KOEN VAN WEEL/POOL/AFP via Getty Images)

Prandaj Kjaer, sipas asaj që u raportua nga trajneri, do të kishte pësuar vetëm një lodhje muskulore. Një ndalesë që mund të zgjidhet brenda pak ditësh, me mbrojtësin e Milan të gatshëm të kthehet për ndeshjen e 3 korrikut kundër Çekisë.

Një lajm i shkëlqyeshëm edhe për Milanin, i cili do të përqendrohet te Kjaer në funksion të sezonit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu