Gjendja e Ibrahimovic shqetëson Milanin, por dëmtimi nuk është aq serioz! Pioli e dinte problemin që përpara ndeshjes

Shumë, shumë shqetësim për Zlatan Ibrahimovic. Rreth minutës së 63-të të ndeshjes Juventus-Milan, suedezi u shemb pasi vuri këmbën keq në tokë gjatë një kontrasti loje.

Nga imazhet e transmetuara shohim një lëvizje të panatyrshme të gjurit të majtë dhe reagimi i tij konfirmon këtë ndjesi. Mbeti në fushë për disa minuta, por menjëherë kërkoi zëvendësimin.

Shumë frikë ishte e dukshme në fytyrën e tij, dëshmi e qartë se mund të ishte diçka serioze.

Stefano Pioli pas ndeshjes tha se sulmuesi nuk ishte në 100% para kësaj ndeshjeje: “Ne do të vlerësojmë”, tha ai në intervistën e zakonshme me Sky. Kujtojmë që Milani do të zbresë në fushë të mërkurën kundër Torinos. Në konferencën për shtyp ai shtoi shqetësimin për gjendjen e tij:

“Unë jam i shqetësuar! Ai nuk po ndihej mirë këtë javë, shtrëngoi dhëmbët për të dalë në fushë sonte. Është pak i lënduar në atë gju: dhimbja u rrit gjatë ndeshjes. Do të shohim si do të jetë në ditët në vijim”

Sipas gazetave të sotme, problemi i gjurit të Ibrahimovic nuk është serioz. Kështu konfirmuan fjalët e Pioli i cili nuk pret probleme të mëtejshme në nivelin e muskujve ose të tendinave.

Suedezi do të duhet ende të kryejë të gjitha kontrollet e nevojshme.

Në çdo rast, Ibra është në dyshim të fortë për ndeshjen e së mërkurës midis Torinos dhe Milanit.

Sulmuesi tashmë kishte provuar disa dhimbje në gju këtë javë, por shtrëngoi dhëmbët për të luajtur ndeshjen e madhe.

Tani, megjithatë, duke pasur parasysh kushtet muskulore dhe moshën, ai mund të qëndrojë pushim të paktën për ndeshjen tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu