Gjendja e Ibrahimovic dhe bindjet e Piolit për debutimin zyrtar!

Milani po i afrohet ndeshjes së parë zyrtare të sezonit, që është turi paraeliminator i Europa League kundër Shamrock Rovers.


Siç raportohet nga Tuttosport, formacioni fillestar është thuajse zgjedhur.

Një pikëpyetje ka të bëjë me Ibrahimovic, i cili mungoi në dy miqësoret e fundit të luajtur nga kuqezinjtë.

Sidoqoftë, ndjesia e rikuperimit duket pozitive dhe duhet të besohet se suedezi do të jetë rregullisht në fushë.

Pyetja tjetër është kush do ta zërë vendin në të majtë, pasi Rebic është i skualifikuat.
Pioli ka provuar disa alternativa në këto dalje: më bindësi ishte Daniel Maldini, por ka të ngjarë që në fund trajneri të zgjedhë një lojtar me më shumë përvojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu