GIROUD: “Zoti më çoi te Milani dhe jo te Interi! Tani pres Ziyech. Unë dhe Ibra? Fola me Zlatan dhe mund t’iu them se…”

Olivier Giroud, sulmuesi i ri i Milanit, tashmë numri “9” që u prezantua me gol në miqësoren dhe debutimin e tij ende jozyrtar, ka folur sot në konferencë për shtyp duke iu përgjigjur mediave nga Milanello.

Në kampionatet e fundit evropiane të futbollit keni folur për Milanin dhe keni thënë se i keni dashur shumë disa futbollistë që janë veshur kuqezi. Cilët?

“Po, kur isha fëmijë, shikoja Arsenalin për francezët dhe Milanin. Për mua ishte një mundësi e shkëlqyer për të luajtur për këto dy skuadra.

Kur isha i ri shikoja Papin dhe Shevchenko, me të cilët u miqësova dhe me të cilët fola për të ardhmen time.

Gjithashtu shikova qartë Van Basten i cili ishte një legjendë e këtij klubi. Për mua është një nder të luaj në këtë klub ku kanë luajtur kaq shumë legjenda. Kur Maldini më thirri në Facetime ishte e pabesueshme. Ishte është një ëndërr që bëhet realitet”

A është përqendrimi pika juaj e fortë? Dukeni shumë të vëmendshëm ndaj detajeve…

“Unë besoj se përqendrimi është një pjesë themelore e sportit tonë. Vendosmëria ime dhe motivimi im për të sjellë përvojë në ekip, për të ndihmuar të rinjtë është diçka që më ka karakterizuar gjithashtu te Arsenal dhe Chelsea.

Dua të jem si një vëlla i madh për ta dhe t’i ndihmoj gjatë stërvitjes duke iu shpjeguar atyre që nëse nuk vuajnë nuk përfshihen vërtet në futboll dhe karrierë.

Njerëzit të kujtojnë si një futbollist të madh por mbi të gjitha si një person i mirë. Kjo është arsyeja pse unë dua të sjell profesionalizëm të madh në ekip”

A është Giroud me Ibrahimovic një ide që është propozuar apo jeni gati të përballeni me një dualizëm tjetër në karrierën tuaj?

“Para së gjithash dua të them se është mirë të luash me lojtarë të mëdhenj si Ibrahimovic.

Trajneri Pioli e vendos ekipin në fushë dhe unë mund të sjell përvojë.

Mund të luaj me Ibrahimovic, nuk është e vështirë të kuptohem me lojtarë si ai. Unë kam folur tashmë me të. E pyta se si po shkonte rikuperimi.

Ai ka një personalitet të madh. Unë jam gati të luaj me të dhe të tregoj se mund të luajmë së bashku.

Trajneri është këtu për të marrë vendime dhe ai do të jetë në gjendje të llogarisë dy sulmues me përvojë. Unë jam i sigurt që të dy ne do të sjellim shumë në ekip”.

Cilat lëvizje tekniko-taktike i shihni të mundshme përkrah Ibrahimovic?

“Siç thashë më parë, unë nuk jam trajner dhe nuk mund të flas shumë për detajet taktike. Megjithatë, të luash me lojtarë të mëdhenj nuk është e vështirë dhe është e lehtë të qëndrosh në fushë.

Unë mund të përshtat lojën time dhe cilësitë e mia ndaj tij. Nuk është e pamundur të luash me të në të njëjtën kohë.

Unë mendoj se kohët e fundit Ibrahimovic është më shumë një numër 10, por çështja është se Milani ka profesionistë të mëdhenj të aftë për të vënë veten në shërbim të ekipit. Jam shumë i lumtur me pritjen e ekipit. Ne po punojmë shumë dhe mezi pres që Ibrahimovic të jetë me ne”

Keni një qëllim personal përveç sjelljes së përvojës në ekip?

“Sigurisht. Në çdo klub të vetëm ku kam luajtur, doja të lija shenjën time. Unë jam këtu për të bërë historinë time, kam fituar shumë dhe dua të fitoj trofe me Milanin. Kam objektiva por nuk do t’i them. Natyrisht që dua të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin. Ne duam të arrijmë më të mirën për klubin dhe të përfitojmë sa më shumë prej tij”

Ziyech mund të vijë te Milani, t’i ke luajtur me të…

“Është një lojtar i madh, ne kuptoheshim mirë në disa ndeshje që luajtëm së bashku, ai ka një këmbë të majtë fantastike. Sa më shumë lojtarë të mëdhenj të kemi në ekip, aq më mirë mund të bëjmë. Do të isha më se i lumtur ta mirëprisja këtu”.

“Numri 9? Unë nuk jam paragjykues, si i krishterë nuk besoj në mallkime, kështu që nuk kam asnjë presion mbi fanellën me numrin 9…

“Unë jam i krishterë dhe mendoj se Zoti donte që unë të vishja fanellën e Milanit dhe jo të Interit sezonin e kaluar”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu