Giroud pranon interesin e Milanit dhe i kthen përgjigje Ibrahimovic. Gazetari: U kuptua loja e Chelsea, kurse agjenti…

Ajo që ndodhi sot me Giroud duket sikur ka befasuar agjentët e sulmuesit francez që betoheshin se nuk dinin për këtë kontratë unilateale të bluve për të mbajtur edhe 1 vit dhe për të fituar para nga kartoni…

Sipas gazetarit Franco Ordine, situata është mëse e qartë:

“Giroud opsionohet nga Chelsea në prill! Agjentët pretendojnë se nuk dinin asgjë: ata të ndryshojnë punë atëherë.

Që zonja përgjegjëse për llogaritë e Abramovich dëshiron të rikuperojë disa milion euro, kjo duket qartë.

Ashtu si është e qartë se Milani braktis pistën”.

Sakaq, Olivier Giroud, i intervistuar nga RMC Sport, foli për Milan dhe Zlatan Ibrahimovic.

“Zlatan më dëshiron në Milano? Më pëlqen karakteri i tij dhe mënyra e tij e të shprehurit.

Është gjithmonë bukur të dëgjosh Zlatan të thotë këto gjëra. Unë e marr atë si një motiv shtesë. Sot nuk dua të flas për  të ardhmen, Milani është një mundësi midis të tjerave ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu