Giroud: Numri 9? Nuk kam besuar kurrë në mallkime! Doja t’ia lija Theos penalltinë por…

Ishte nata e madhe e tij! Debutim në San Siro me dy gola dhe superparaqitje edhe në shërbim të shokëve të ekipit.

Për Olivier Giroud nuk mund të ndodhte më mirë se sa ndaj Cagliarit. Pasi nuk gjeti dot golin ndaj Sampdoria, sonte ishte protagonist absolut, aq sa mori edhe duartrokitjet e Ibrahimovic.

Pas ndeshjes ai u prononcua për mediat.

Jam krenar që luaj për Milanin dhe në stadiumin ‘San Siro’. Ishte një emocion i madh. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, pasi e nisëm ndeshjen duke bërë lojën tonë. U lidhëm mirë në fushë dhe kishim mundësi të shënonim më shumë.

Mbështetja e tifozëve ishte e jashtëzakonshme.
Kam dëgjuar se ka diçka speciale me fanellën me numrin 9, por nuk jam supersticioz. Besoj te vetja dhe aftësitë e mia.

Si fëmijë kam parë Van Basten, Papin dhe Inzaghin dhe veshja e kësaj fanelle më bën të lumtur.
Penalltia? Kemi folu në dhomat e zhveshjes dhe unë jam ai që do i gjuajë penalltitë. Kisha shënuar gol dhe mund të lejoja edhe Theon, por jam sulmues dhe doja të shënoja përsëri gol.


Ibrahimovic është një kampion i madh, një personalitet i madh. Dua të luaj me të në fushë, por jam i lumtur edhe që po luaj me shokët e tjerë të skuadrës.

Luajtëm shumë mirë dhe shpresoj të jetë njësoj me Ibrahimovic. Nuk ka rëndësi kush luan, e rëndësishme është të respektohen zgjedhjet e trajnerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu