“Giroud-Milan, ja si qëndron situata! Kush do t’i thoshte jo sot Maldinit?”

Vincenzo Morabito, një nga ndërmjetësit e agjentëve të Olivier Giroud, u shpreh në “Calciomercato Shoë” mbi merkaton dhe të ardhmen e francezit.

Ai ka konfirmuar gjithçka sa i përket bisedimeve mes Milanit dhe sulmuesit francez që po përgatitet për Europianin.

“Kuqezinjtë sigurisht që janë të interesuar, por ende nuk kanë marrëveshje.

Nëse Milani do të dëshironte goditjen, mund ta bënte. Për momentin nuk ka negociata drejt një fundi të lumtur.

Nga pikëpamja tekniko-taktike do të ishte një zgjidhje e mirë në dritën e kushteve fizike të Ibrahimovic. Kush do t’i thoshte jo Maldinit? Po punon shumë mirë me Massara”.

Sakaq, sipas medieve angleze, ditët në vazhdim do të ketë një takim mes Maldinit dhe agjentit të Giroud, ndërsa edhe Ibrahimovic ka dhënë “ok” për këtë transferim dhe për faktin se do të jetë shok skuadre francezin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu