Giroud: Këto 3 futbollistë ma shtuan dëshirën për Milanin!

Olivier Giroud, sulmuesi i Milanit, teksa pergatitet per debutimin e tij sezonal te Milani dhe ne Serie A, per kanalet zyrtare të PUMA-, gjatë prezantimit të fanellës së tretë të Rossonerëve, foli per pershtypjet e tij, ekipin dhe fanellen…

Çfarë do të thotë të luash në një klub ikonë si Milani?

“Të luash për Milanin është një privilegj, një nder. Kur shikon të gjithë lojtarët e mëdhenj, legjendat, ndihem me fat që luaj për këtë klub dhe aq më tepër kur isha i ri shikoja lojtarë si Van Basten, Papin dhe Sheva , ata ishin sulmuesit e mi të preferuar. Natyrisht, po, Milani ishte klubi im i preferuar kur isha i ri”.

Si ju priti skuadra?

“Unë mora një pritje shumë të ngrohtë nga të gjithë në Milanello dhe Casa Milan, kështu që nuk mund të shpresoja për një pritje më të mirë”

Si mendoni se do të jetë kompleti i tretë?

“E bukur! Mund të shihni stemen e Milanit në të gjithë fanellën. Unë mendoj se është e bukur, më pëlqen e zeza, më pëlqen korali!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu