“Giroud është një blerje e rëndësishme. Ja pse për mua do të bëjë diferencën në Serie A”

Duke folur në profilin e tij në Instagram, Fabio Caressa komentoi ardhjen e Giroud dhe lamtumirën e Donnarumma:

“Giroud është një blerje e rëndësishme. Milani ka humbur Donnarumma, por statistikisht një portier në një sezon të sjell më së shumti shtatë apo nëntë pikë, ndërsa sulmuesit bëjnë diferencën.

Giroud shumë i fortë me kokën e tij dhe di të luajë me ekipin, sulmuesit e mëdhenj në Itali bëjnë diferencën, jam i bindur.

Ta kesh përpara të ndihmon, ai merr ekipin mbi shpinë dhe kjo është shumë e rëndësishme në Itali.

Blerje e madhe Giroud, më ka pëlqyer gjithmonë.

Ai ka pasur disa probleme në sezonet e fundit në Chelsea, por unë mendoj se ai mund të bëjë diferencën.

Nuk është vetëm alternativa e Ibrahimovic.

Urime për Milanin, për mendimin tim ai po ndërton një grup që mund të japë kënaqësi të madhe. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu