“Giroud e mbyll me 15-20 gola sezonin, goditja kuqezi nënvlerësohet shumë por do t’iu them diçka…”

Olivier Giroud është tani një lojtar i ri i Milanit. i lindur në Chambéry më 30 shtator 1986, francezi është cilësuar gjithmonë si një “grabitqar” në zonën e rreptësisë, i aftë të shënojë 281 gola në karrierë midis klubeve dhe ekipit kombëtar.

Në 3 sezonet e gjysmë të fundit ai ka luajtur për Chelsea, një klub me të cilin fitoi si Ligën e Evropës ashtu edhe Ligën e Kampionëve.

Do të jetë alternativa, dhe pse jo, partneri i Zlatan Ibrahimovic në sezonin që sapo ka filluar.

Massimo Marianella foli për mikrofonët e Sky për Giroud. Komentatori dhe gazetari i njohur, që e ndjek jashtëzakonisht shumë Premier League dhe sidomos Chelsea, analizoi:

“Giroud është një blerje e bujshme për Milanin si për shifrat për të cilat ka arritur dhe për forcën e tij në fushë.

Ai është ende një lojtar shumë i fortë dhe 4 golat ndaj Sevilla këtë sezon e vërtetojnë atë.

Në kampionatin e Serie A ai do të bëjë shumë mirë dhe unë mendoj se ai mund të shënojë 15-20 gola në sezon.

Milanit i duhej një 9 si rol, nuk besoj në bestytnitë e mallkimit të fanellës. Ai gjithashtu mund të luajë me Ibrahimovic, i cili është më i lëvizshëm se francezi, por unë besoj se në fund të vitit ai do të luajë më shumë se suedezi.

Ai gjithashtu mund të ndihmojë shokët e tij të skuadrës si Rebic”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu