Giroud e frikëson vetëm një gjë në jetë! Ose më saktë një “personazh”: Zot sa më trembte!

Olivier Giroud, sulmuesi i ri i Milanit, ish Arsenali dhe Chelsea, kampion Bote në 2018 me Francën, shënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares së gjelave, sot ka firmosur me kuqezinjtë për dy vite dhe me një opsion për një të tretë, në varësi se si do të shkojë kjo aventurë në Serie A dhe me “Djallin”…

“Ndihem perfekt me ngjyrat kuqezi” tha ai sot, teksa falënderoi edhe Paolo Maldini, Gazidis dhe Massara pasi doli nga Casa Milan.

Kontrata 3.5 mln euro në sezon dhe bonuse, ndërsa nuk i frikësohet as fanelës me numrin e mallkuar “9” që në këto vitet e fundit i ka bërë “gropën” atyre që e kanë mbajtur…

Në fakt, Giroud vetëm diçka e frikëson, ose ndryshe një personazh filmash për fëmijë…

Po flasim për Alf.

Po, jashtëtokësori që hyri në shtëpitë e të gjithëve në gjysmën e dytë të viteve 80, i cili kishte një pasion të veçantë për macet…

“Në jetë kam frikë vetëm nga një gjë: nga Alf, alieni. Zoti im! Ai ishte aq i shëmtuar! Vëllezërit e mi, për të më trembur, ma përsërisnin para se të shkoja në shtrat. Ruaju se Alf po vjen për të marrë sonte. Ishte kaq e frikshme” fjalët e tij drejtuar Direct Soçer’s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu