Massimo Marianella, gazetar i mirënjohur i Sky Sport, foli për rëndësinë e Giroud te Milani. Ky është mendimi i tij: “Giroud është një nga transferimet më të mira të sezonit për Milanin dhe futbollin italian.
Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ka potencialin për të shënuar 20 gola në sezon. Ai mund të imponojë fizikë dhe teknikë. Eshtë golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit dhe ekipit kombëtar francez.
Ai e di se çfarë do të thotë të jesh profesionist. Më pëlqen shumë, nuk vjen si i ri ne moshe, por ende ka një pjesë të dytë jashtëzakonisht të rëndësishme të karrierës së tij”.