Gigio Donnarumma sfidon Interin, i beson Zlatan Ibrahimovic dhe parashikon sezon të madh!

Gianluigi Donnarumma foli për Sky Sport dy ditë para derbit kundër Inter. Portieri kuqezi u kthye në Milanello pas dy ndeshjeve me Italinë.

A është ngushtuar hendeku me Interin?

“Po, është ngushtuar! Kjo sepse klubi ka bërë merkato të mirë. Edhe ata gjithashtu janë forcuar, sigurisht. Trajneri po bën gjëra të mëdha, tani duhet të provojmë në fushë që hendeku është ngushtuar. Mezi presim të marrim fushën dhe të demonstrojmë vlerën që kemi”.

“Duam revansh dhe të zhvillojmë një derbi të madh! Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ndonjëherë luan mirë por nuk merr rezultate. Këtë herë duam të fitojmë”.

Për Interin: “Ata janë një ekip i shkëlqyer dhe kanë një trajner të madh. Kanë gjithçka për të bërë shumë mirë këtë vit, por edhe ne luajmë letrat tona…

Jam shumë optimist dhe i bindur se do të luajmë një lojë të shkëlqyer. Jemi të qetë, nuk kemi frikë”.

Për praninë e Ibra në derbi: “Ne të gjithë donim që Ibra të ishte në këtë ndeshje dhe kështu ndodhi! Jemi të gjithë të lumtur, ai na jep një dorë të madhe dhe unë e di që ai është shumë i ngazëllyer për këtë ndeshje”.

Për rëndësinë e të bërit mirë në derbi: “Nëse do të bënim mirë në derbi do të na jepte shumë forcë dhe vetëdije për t’u përballur me këtë kampionat. Ne jemi akoma në fillim”.

Për grupin: “Jemi një grup i ri, i cili mund dhe duhet të rritet shumë. Po tregojmë në të tashmen se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Unë jam shumë optimist”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu