Gigio deshiron te qendroje, problem vetem rinovimi. Ne rast largimi, Milani ne sulm per dy talentet

AMSTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 22: Andre Onana of Ajax during the Dutch Eredivisie match between Ajax v ADO Den Haag at the Johan Cruijff Arena on December 22, 2019 in Amsterdam Netherlands (Photo by Laurens Lindhout/Soccrates/Getty Images)

Ditet e fundit, mediat e ndryshme italiane kane raportuar se Donnarumma ka shprehur vullnetin e tij per te qendruar ne Milano. Por nyja per t’u zgjidhur eshte kontrata e tij qe skadon ne 2021. Per momentin nuk ka hapa konkrete ne kete front, por e sigurt eshte qe ose do te arrihet akordi per rinovimin e kontrates, ose klubi do te detyrohet ta shese gjate veres.

Pikerisht per kete, Tuttosport shkruan se Milani nuk do qe te jete i papergatitur ne rast te lamtumires se Donnarummes dhe per kete arsye i ka hedhur syte tek Andrè Onana, portieri 24-vjecar i Ajaxit. Kuqezinjte tashme kane shfaqur interesin e tyre dhe jane te gatshem te degjojne kerkesat ekonomike qe holandezet kerkojne.

Por konkurrenca do te jete e forte pasi portieri kamerunas eshte dhe ne gjurmet e Barcelones dhe Chelsea, dhe pritet qe te kete nje ankand per lojtarin. Sidoqofte Milani po mendon dhe nje plan B nese nuk arrihet portieri i Ajax-it, ku do te hidhej ne sulm per Luis Maximiano (21 vjeç), gardianin e talentuar te Sporting Lisbones.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu