Gianluca Scamacca ka mbyllur sezonin e tij si titullar te Ascoli me 13 gola.
Një rezultat i mirë për një talent të ri të ‘99-ës, më në fund gati për të hedhur hapin e kualitetit.
Sipas Calciomercato.com, Sassuolo ka bërë të njohur çmimin e kartonit të Scamacca, i çmuar nga skuadra të ndryshme të rangut të lartë.
Do të nevojiten 15 milionë euro për të marrë bomberin e ri nga klubi emilian.
Janë shumë skuadrat që muajt e fundit janë interesuar për Scamacca, italiane dhe të huaja.
Marseja dhe Benfica kanë dërguar për ta parë në lojë, por edhe Juventus, Roma dhe Fiorentina kanë treguar tërheqje për talentin e rritur në Hollandë.
Por për Scamacca parashikohet një derbi merkatoje e gjitha milaneze: Milani e ndjek me kohë.
Një profil që i pëlqente edhe Ralf Rangnick dhe që do t’i shërbente edhe Stefano Pioli-t, si alternativë në sulm për dyshen Rebic-Ibrahimovic.
Por kujdes rivalëve të Inter, që sipas Il Resto del Carlino, e ka gati oferten për Sassuolo: 10 milionë cash plus kartonin e mbrojtësit Lorenzo Pirola, që ka debutuar në Serinë A.
Siç duket e ardhmja e Scamacca-s është në Milano./milanclubalbania.al/