Giampaolo – Te rinjte jane mbrapa me pergatitje, dua nje Milan kompetitiv!

Ne konferencen e pare per shtyp me nisjen e Seria A Giampaolo ka folur per mediat italiane:

Mendon qe je ne piken e duhur per te nisur kampionatin? Punen e kemi bere sipas programit por vetem te ardhurit e rinj jane pak me vonese dhe duan pak kohe sa te pershtaten dhe te vijne ne formen e duhur fizike. Kemi punuar mire dhe neser pres nje Milan te motivuar.

Sacchi preferonte te kishte probleme ne miqesore se sa ne ndeshje zyrtare? Po e drejte, kemi patur kundershtare te ndryshem dhe me probleme te ndryshme, por e rendesishme eshte qe lojtaret me ndjekin dhe jane te vemendshem ne ate qe bejne, ben pjese ne rritjen tone si skuader..

Na tregon per keto dy muaj? Ndjehem i lumtur ketu, per mua eshte nje enderr dhe nje mundesi e madhe dhe per te gjithe lojtaret, jemi ne nje ambjent te mrekullueshem per te punuar te qete..

Per shkak te vonesave neser luan Calhanoglu perpara Bennacer? Neser do luajne ata qe jane me shume ne forme dhe e njohin me mire modulin, Bennacer mund te luaje nje copez nga ndeshja te shohim. I kam merzitur pak lojtaret pasi kemi bere ndonje seance me shume taktike por dua ti kem te gjithe lojtaret ne te njejtin plan..

Piatek ka patur veshtiresi ne kete faze pergatitore? Nuk jam i shqetesuar per formen e tij, nese Piatek mbetet i izoluar vuan nese i vendos nje tjeter lojtar prane eshte me i lirshem. Ne keto ndeshje ka patur mjaft raste pervecse ne ndeshjen e fundit por nuk jam i shqetesuar..

Andre Silva eshte i shqetesuar nga merkato? Silva eshte nje lojtar i Milan por e ndjen dhe ai merkaton. Nese do kem nevoje neser une do ti besoj atij, besoj shume te lojtaret e mi dhe ne profesionalizmin e tyre..

Si ecen pershtatja e lojtareve te rinj? Kane bere shume pak stervitje sebashku, por tregojne seriozitet dhe deshire dhe kjo me pelqen shume te ata. Impenjohen cdo dite dhe kerkojne te mesojne sa me shpejt..

Cfare mendon per Correa? Nuk e njoh.. (qesh)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu