Giampaolo – Nuk do ndryshojme bazen e lojes, drejtuesit e dijne me mire se cfare duhet te bejne!

Kete jave eshte folur shume per shpirtin e skuadres? E prisja menyren e lojes se Udinese por ishim ne qe nuk luajtem ne menyren e duhur. Nuk eshte problem i kualitetit te lojtareve por i mungeses se njohurise se lojes kolektive qe duhet fituar gjate kohes.

Debutimi ne San Siro me 50,000 tifoze? Eshte nje emocion i vecante por tifozeve i kerkoj durim qe Milan te ritkthehet te beje Milanin..

Me cfare moduli do te luani kunder Brescia? Nuk eshte problem moduli por eshte nje problem lojtaresh dhe te interpretimit te ndeshjes..

Bonaventura? Jack eshte nje lojtar fantastik por nuk eshte ende ne 100% e tij..

Pas Udine ke folur me drejtuesit? Kemi folur sebashku dhe drejtuesit e dijn mjaft mire dinamiken e ngjarjeve, e dijne ku gabuam dhe tani vetem mund te permirsohemi me shume..

Playmakeri? Luca Biglia u demtua para ndeshjes, Bennacer kishte vetem 2 stervitje me grupin dhe vendosem te luanim me Calhanoglu..

Suso trekuartist apo ne krah? Te shohim neser, une eci gjithmone me idene time te futbollit..

Pret ndonje goditje ne merkato? Drejtuesit e dijne me mire nese duhet te perforcohemi ende, i ndjekin stervitjet pothuajse cdo dite dhe bejne vleresimet e tyre, une jam i kenaqur me lojtaret e mi..

Nuk tu duk sikur shfaqe dobesi me deklaratat pas ndeshjes ne Udine me ndryshimin e modulit? Fjalet e mia u keqinterpretuan, mund te ndryshoj pozicionin e ndonje lojtari por jo filozofine time te ndeshjes, mendimin per menyren e lojes nuk e ndryshoj..

Si e shikon Calhanoglu trekuartist? Trekuartisti duhet te jete sulmues jo mesfushor per kete pune kam vendosur Suso ne ate pozicion..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu