Giampaolo – Ne pjesen e dyte me mire, duhet te permirsohemi por kam besim!

Kam nje skuader qe me jep besim, punon mire dhe duhet te punojme akoma me shume per te ekuilibruar skuadren. E di kush jane te mirat dhe defektet por me pelqen pasioni dhe deshira qe kemi te gjithe sebashku.

Ne pjesen e dyte luajtem me mire duke hapur lojen nga krahet dhe duke u pozicionuar mire ne fushe, Verona beri lojen e saj modeste duke u mbrojtur gjate gjithe kohes. Une nuk fsheh problemet qe kemi me rezultatin pozitiv te ndeshjes. Skuadres i kerkoj permirsime gjithmone..

Piatek? Eshte i qete, gezimi per golin nuk ishte polemik, lojtari punon mjaft mire dhe nuk eshte problematik..

Moduli? Ne pjesen e dyte kaluam ne 4-3-3 me Rebic dhe Suso ne krah me mesfushoret qe kaluan te qendermbrojtesit e tyre pasi na e lejonte fakti se ata ishin me 10 lojtare. Me pelqen qe skuadra ka nje identitet, por duhet te punojme me shume dhe ti jap me shume qartesi skemes..

Skuadra? Te gjitha ndeshjet jane te veshtira ne Seria A, nuk ka me ndeshje te lehta. Skuadra beson ne ate qe bejme dhe kete e shoh ne stervitje cdo dite dhe nese do ishte ndryshe do ta thoja. Skuadra po ben shume mire, deri dje ka luajtur me shume me veprimet e nje lojtari ndersa une dua te luajme si skuader..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu