Giampaolo: Misioni im eshte qe Milan te fitoje duke luajtur bukur.. mezi po pres te filloj kete aventure!

Kush jane mendimet e tuaja te para per kete aventure? Kam punuar shume per te arritur kete shans kaq te madh qe po me jepet, Milan eshte nje nga skuadrat me te medha ne bote, jam i lumtur dhe eshte nje motivim i madh per mua kjo detyre. Mund te them qe jam gati te filloj qe neser pasi e ndjej veten te gatshem pas pushimeve.

Boban dhe Maldini? Jam i befasuar nga serioziteti tyre dhe pasioni qe kane. Boban dhe Maldini trasmetojne se cfare do te thote Milan, cfare do te thote te luash te Milan, te jesh trajner te Milan. Jane persona me nivel te larte. I kam thene qe do te njihemi me mire duke punuar sebashku, historia e tyre tregon shume.

Milan? Ne fillim vetem humbisja kunder Milan, tani nga fundi fillova te merrja ndonje rezultat pozitiv edhe sepse kisha skuader me kompetitive. Te luash ne San Siro eshte nje emocion i vecante, eshte La Scala e futbollit, une konsderoj stadiumin me te bukur ne Itali.

Seria A? Ne vitet e fundit ka qene gjithmone kompetitiv, tani me rikthimin e Conte dhe Sarrit eshte akoma me i bukur. Skuadrat e vogla tashme luajne futboll te hapur dhe ne San Siro dhe diferencat jane te vogla. Ekuilibrat jane spostuar ne gjerat e vogla te detajuara qe mund te bejne diferencen, e konsideroj nje kampionat te ekuilibruar.

Milani i Giampaolo? Historia e klubit te Milanit na ka treguar se gjithmone ka kerkuar fitoren me lojen e bukur, pervec rezultatit kerkohej nje futboll i bukur, klubi kuqezi ka fituar tituj ne kete menyre. Nuk dua te krahasohem me ate Milan por objektivi duhet te jete ai. Misioni duhet te jete ai i nje futbolli me pasion dhe me ane te nje futbolli te bukur te vijne dhe rezultatet qe deshirojme.

Milanello? Jam kurioz te shikoj Milanellon, me kane folur shume mire per nje strukture qe funksionon per mrekulli ne organizim dhe qe te jep mundesine per te punuar mire, keshtu qe me shume mundesi do te paraqitem disa dite para se te fillojme punen atje per tu njohur me mire me ambjentin kuqezi..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu