GENOA-MILAN, Sky Sport: Trajneri Pioli ndryshon diçka në krah! Ul në stol titullarin

Milani do të zbresë sot në fushë në “Luigi Ferraris”, stadiumi ku përpara një jave mundi ekipin e Sampdorias.

Këtë herë përballë do të jetë Genoa e trajnerit Maran, që ka vetëm 1 fitore në Serie A këtë edicion dhe ndodhet në vend të parafundit me 6 pikë dhe 22 gola të pësuar.

Praktikisht, 21 pikë ndajnë kuqezinjtë e Stefano Piolit me ekipin kuqeblu. Por, kjo Serie A ka treguar se renditja nuk do të thotë asgjë dhe çdo ndeshje fsheh pengesat e saj.

Sidomos duke ditur se mungesat te Milani do të jenë të shumta. Ibrahimovic dhe Kjaer nuk ia kanë dalë të grumbullohen dhe tani synojnë ndeshjen ndaj Sassuolo, të dielën e ardhshme.

Ndërkohë, kanë mbyllur vitin si Bennacer ashtu edhe Gabbia pas dëmtimeve në ndeshjen Milan-Parma.

Milan, Pioli: "Contro la Roma senza Ibrahimovic. Spero di averlo alla  prossima"

Sa i përket formacionit të sotëm, në listën e të ftuarve kthehen si Musacchio, ashtu dhe Saelemaekers.

Në një raportim të bërë për “Sky Sport”, korrispondenti Peppe di Stefano ka zbuluar formacionin që pritet të zbresë sot në fushë.

“Rotacion i lehtë për Pioli! Nuk luan Calabria nga minuta e parë, por Dalot. Kalulu konfirmohet bashkë me Romagnoli, ndërsa Theo i majtë natyrisht.

Në mesfushë Kessie dhe Tonali, ndërsa në tredhëmbëshin pas sulmuesit kryesor Rebic do të luajnë Castillejo, Calhanoglu dhe Leao.

Turku kthehet të marrë rolin e fantazistit dhe jo më në krah si ndaj Parma”.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kalulu, Romagnoli, Theo, Tonali, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Leao, Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu