Genoa-Milan, Pioli me dhimbje koke! Merret vendimi për Ibrahimovic dhe Kjaer

Mbi 2000 njerëz morën pjesë drejtpërdrejt dje në platformën Buddyfit në një trajnim së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

Gjatë bisedës së drejtpërdrejtë me fansat e tij, sulmuesi suedez, i cili po rikuperohet nga një problem i muskujve dhe shpreson të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, tha: “Pioli do të jetë i lumtur që unë jam përsëri në formë”.

Por, duket se rikthimi do të vijë vetëm të dielën ndaj Sassuolo. Në fakt, si ai, ashtu edhe Kjaer, vazhdojnë të mos jenë ende gati.

Sot, Zlatan u stërvit veçmas teksa dje e kishte bërë me grupin. Stafi mjekësor nuk dëshiron ta rrezikojë kurrësesi, ndaj edhe do ta ruajë.

Edhe danezi nuk është gati. Objektivi është që të dy të mund të luajnë si ndaj Sassuolo, ashtu edhe ndaj Lazios.

Kjaer u dëmtua në sfidën ndaj Celtic brenda fushe në Europa League dhe mungon prej 3 ndeshjesh: Sampdoria, Lille dhe Parma.

Sakaq, Ibra ka gjashtë ndeshje që nuk luan (Lille, Fiorentina, Celtic, Sampdoria, Sparta Praga dhe Parma).

Kthehet Saelemaekers, që ka kaluar problemin e vogël, kurse sa i përket Gabbia dhe Bennacer, kanë mbyllur vitin dhe do të kthehen vetëm në 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu