GDS – Theo rrezikon vetëm gjobë! Gazetari: Çudi si u hap hetim, kur arbitrin e shau Luis Alberto…

Prokuroria Federale Sportive ka hapur një dosje për Theo Hernandez, pasi francezi kishte komentuar punën e arbitrit Pasqua në Milan-Napoli me një histori në Instagram që tregon foton e gjyqtarit dhe katër emoticons me të vjella, të hequra menjëherë më pas.

Ish-futbollisti i Real Madrid, siç mësohet nga La Gazzetta dello Sport, rrezikon vetëm një gjobë dhe asgjë më shumë se sa kaq.

Duke folur në profilin e tij në Tëitter, gazetari Giovanni Capuano komentoi hapjen e hetimit për historinë e Theo Hernandez në Instagram, duke e krahasuar atë me një precedent që përfshiu Luis Alberto dikur…

Këto janë fjalët e tij: “Në lidhje me historinë në Instagram të Theo Hernandez kundër arbitrit Pasqua dhe detyrimin për të hapur një hetim për një vogëlsi prej disa minutash në mediat sociale:

Luis Alberto kundër arbitrit Massa pas Lazio-Napoli të Kupës së Italisë të 21 Janarit 2020. Asnjë skualifikim dhe asnjë hetim!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu