GdS, Theo: “Milan, dua te te çoj lart! Ketu kam gjithcka per t’u rritur”

Sot, nje nga elementet me te forte te ketij Milani eshte padyshim Theo Hernandez. Nje “motor” ne krahun e djathte qe ka surprizuar tifozet me paraqitjet e tij dhe me te drejte ka fituar zemrat e tyre. Francezi i ardhur nga Reali vitin e kaluar ka dhene nje interviste per Gazzetta dello Sport ku ka theksuar me rendesi, deshiren e tij per te cuar Milanin ne nivelet qe e meriton.

Pandemia e koronavirusit, Theo: “Une punoj dita-dites ne menyre qe t’i ofroj Milanit versionin tim me te mire kur te kthehemi te luajme. Eshte nje moment i veshtire per te gjithe, duhet te kujdesemi per shendetin tone dhe te familjeve tona. Ne ndjekim indikacionet e dhena dhe presim me ankth dhe durim qe situata te kthehet ne normalitet “.

Per rritjen e tij si lojtar, Theo: “Ishte nje vit shume i rendesishem per mua. Une u pershtata shume shpejt ne nje lige te re dhe nen presionin e te qenit ne nje klub te madh. Besimi i stafit teknik, ndihma e shokeve te ekipit dhe dashuria qe me japin tifozet tane eshte thelbesore. Besimi i Piolit ka qene vendimtar. Pastaj te jesh ne nje klub te madh dhe te kesh mundesine te mesosh nga me te miret eshte nje nga aspektet qe vleresoj me shume “.

Me 6 gola ne 25 ndeshje, nje ‘bomber’ surprize/ Theo: “Kjo eshte kryesisht fale punes se perditshme dhe pastaj menjehere pata ndjesine qe isha pershtatur plotesisht me cdo gje qe me rrethonte. Pra ekipi ne teresi, shoket e mi te skuadres, qyteti, kultura e nje vendi te ri, filozofia e klubit…te gjithe keta faktore kane ndihmuar ne permiresimin e numrave te mi. Une jam ende shume i ri dhe kam hapesire ​​per rritje … do te shohim se çfare rezervon e ardhmja. Ketu kam gjithçka qe duhet te bej mire dhe kjo varet nga une dhe puna ime.”

Per marredheniet me Zlatan Ibrahimoviç: “Te jesh ne kontakt me Zlatan eshte nje dhurate, nje mundesi per t’u permiresuar perkrah nje nga lojtareve me te mire ne bote”.

Thirrja e Maldinit dhe ambiciet per te ardhmen, Theo: “Me duhen akoma dhe shume ndeshje dhe mbi te gjitha, eksperience, per te qene nje lider. Ndihem i rendesishem tek ky klub i madh dhe kjo me mbush me besim. Maldini gjithmone ka qene nje reference per mua. Te gjithe deshirojne ta pasqyrojne veten ne nje personazh si ai, ka jetuar nje karriere te lavdishme dhe perfaqeson Milanin. Kur ke nje kampion te tille para teje ka pak per t’u menduar. Jam i lumtur qe ai dhe djali i tij Daniele jane rikuperuar. Dua ta coj Milanin tone perseri atje ku e meriton, per historine dhe dashurine e tifozeve te tij. Por se pari futbolli duhet te filloje perseri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu