GDS – Rikthim i bujshëm për Milenkovic! Milani dhe Interi në garë: pozicioni i lojtarit dhe vlera në rënie…

Kërkohet – mbase jo dëshpërimisht – mbrojtës. Prioriteti i Milanit, në muajt e ardhshëm, do të jetë blerja e Tomorit, por drejtuesit kuqezi mund të shkojnë në kërkim të një profili tjetër për mbrojtjen, veçanërisht nëse Romagnoli do të largohej nga klubi.

Gazzetta dello Sport, megjithatë, shkruan: kujdes për rikthimin e mundshëm të Nikola Milenkovic në fokusin kuqezi!

Siç është raportuar nga media prestigjoze italiane e sportit, kuqezinjtë mund të kthehen në sulm për mbrojtësin në pronësi të Fiorentina, një profil që ngacmon – dhe jo pak! – edhe Interin.

Vitin e kaluar klubi toskan ngriti një mur prej 40 milion euro, por ndërkohë lojtari serb nuk ka rënë dakord të zgjasë kontratën që skadon në 2022.

Dhe çmimi i tij është shembur. Sipas prapaskenës së raportuar nga Gazzetta, tani flitet për një kërkesë për 25 milion euro, një shifër që mund të bjerë më tej.

Larg nga Firence – Milani dhe Interi, pra, mund të konkurrojnë në treg për Milenkovic.

Por cila është preferenca e tij? Pioli e stërviti atë te Fiorentina dhe raporti mbeti, por mundësia për të veshur fanellën zikaltër gjithashtu “e gudulis” atë.

Me pak fjalë, 23-vjeçari nga Beogradi ende nuk ka zgjedhur, por ai ka ide të qarta për të ardhmen: në fund të sezonit ai dëshiron të largohet nga Firence për të bërë një hap të madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu