GDS: Rebic me i miri, Pioli e meriton ate note, me i dobeti…

La Gazzetta dello Sport ka publikuar notat per lojtaret kuqezi ne ate mbremje magjike ku permbysen Juventusin me rezultatin e pergjithshem 4-2.

Sipas te perditshmes italiane ka kater te deshtuar ne naten epike ne San Siro. Ata jane Alessio Romagnoli, Simon Kjaer, Alexis Saelemaekers dhe Lucas Paquetá.

Nota 5 per kapitenin (i cili konsiderohet me i dobeti mes te katerteve) nderkohe, 5.5 per Paqueta, Kjaer dhe Saelemaekers.

6.5 per gardianin kuqezi Gianluigi Donnarumma, i cili me nje pritje decizive ndaj ruganit me koke ruan reztulatin.

6 per Andrea Conti i cili nuk i ndahet Ronaldos. Aq mjafton edhe per nje Theo Hernandez te frenuar ne krah, por gjithsesi i kujdesshem ne fazen mbrojtese.

Nota 7 per nje Frank Kessie te mahnitshem

 6.5 per Ismael Bennacer i cili eshte me i perkushtuar me shume ne markime se sa ne organizimin e lojes. Te njejten vote edhe per Zlatan Ibrahimovic.

Nota 7 shkon per kroatin Ante Rebic edhe nje here konsiderohet me i miri ne fushe. 7 gjithashtu per zevendesuesin dhe vendimtarin Rafael Leão.

 6 per Hakan Calhanoglu dhe Giacomo Bonaventura qe erdhen te dy si zevendesuses.

7.5, me ne fund, per Stefano Pioli. Nga ferri ne lavdi, fale ndryshimeve te tij. Ai e fiton ndeshjen, me zgjedhjet e tij, me idete e tij dhe me nje ekip qe po ben shume mire dhe qe kurre nuk heq dore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu