GDS | Puna e Piolit do të vlerësohet. Gazidis ka gati rritjen e rrogës: detajet

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, duket se është pranë kthimit në Itali dhe një nga prioritetet e tij do të jetë rinovimi me Stefano Pioli.

Trajneri aktualisht fiton 2 milionë euro neto në sezon dhe baza për marrëveshje, që të vazhdohet puna e nisur është tashmë atje.

Në kontratën aktuale ekziston një klauzolë e rinovimit të njëanshëm për Milanin, por sipas “Gazzetta dello Sport” ka më shumë se të ngjarë që Pioli dhe klubi të ulen për të biseduar dhe negociuar një zgjatje me rregullim ekonomik.

Ne fakt, pritet qe rroga e Piolit te preke shifrat 3.5 mln euro bashke me bonuset, duke e vleresuar punen e tij me Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu