GDS – Politika kuqezi nuk pranon “fryrje” kartonësh, ja si ka ngecur akordi për talentin e Bordeaux

Negociatat për transferimin e Yacine Adli nga Milano nga Bordeaux ende nuk janë zhbllokuar. Lojtari ka pranuar kalimin te kuqezinjte, por nuk është e mjaftueshme për të mbyllur marrëveshjen.

Gjithçka nuk është humbur ende, por palët duhet të mblidhen për të arritur një marrëveshje, përndryshe marrëveshja do të dështojë.

Për momentin, negociatat janë në një ngërç dhe nuk dihet se çfarë rezultati do të kenë. Për të mos përmendur që mund të ketë përfshirje të një klubi tjetër.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se problemi është vlerësimi i kartonit. Bordo vlerëson Adlin më shumë se 10 milionë euro. Pikërisht kjo shifër përfaqëson buxhetin që Milani ka vënë në dispozicion për blerjen e mesfushorit francez.

Për momentin, kuqezinjte nuk kane dëshirë për të rritur ofertën. Nëse klubi transalpin do të ulë pretendimet e tij, atëherë operacioni mund të kryhet.

Adli është një talent që është ndjekur për ca kohë nga vëzhguesit e Rossonerëve, ai vlerësohet shumë për cilësitë e tij teknike dhe gjithashtu për fleksibilitetin e tij taktik.

Në fakt, mund të luajë si në mesfushë ashtu edhe në rolin e mesfushorit sulmues. Duke qenë ende i ri, ai është një klasë i vitit 2000, ai ka hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësim.

Por, politika e Milanit duket qarte: asnje lojtar nuk do te paguhet mbi shifren qe vlen sipas tyre!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu