GdS: Plani i Milanit per te mbajtur Gigion

Vec deshira, mund te mos jete e mjaftueshme qe Milani dhe Donnarumma te vijojne rrugetimin e tyre. Sepse ne futboll, ashtu si ne fusha te tjera, shifrat jane element shume i rendesishem dhe kontrata e Gigios qe skadon ne vitin 2021 eshte nje kembane alarmi. Dy jane rruget per gardianin kuqezi: rinovimi ose shitja, pasi Milani nuk kerkon te marre persiper rrezikun qe ai te largohet me parametra zero pas nje viti.

Kjo eshte arsyeja, siç raporton La Gazzetta dello Sport, qe menaxheret e kuqezinjve po studiojne nje plan per te mbajtur ne ekip portierin e ri. Donnarumma tashme ka shprehur gatishmerine e tij per te qendruar ne Milano, por, siç u theksua me siper, qellimi i mire i tij mund te mos jete i mjaftueshem. Gigio eshte i lidhur me ambientin kuqezi, ashtu si klubi eshte i lidhur me te riun, por paga e tij 6 milion euro eshte nje pengese e veshtire per t’u kapercyer.

Natyrisht, Donnarumma dhe rrethi i tij veshtire se do te pranojne nje oferte zbritjeje. Milan, sipas asaj qe raportohet nga Gazzetta, mund t’i ofroje lojtarit nje kontrate me te shkurter (mbase vetem nje vit, pra deri ne vitin 2022), me nje page pak me te ulet se ajo aktuale, 5 milion euro neto, por me nje bonus te rendesishem nese arrihet Champions-i. Tashme mbetet per t’u pare se si do te rrjedhin gjerat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu