Gds: Pioli apo Ragnick? Per ke votojne lojtaret e Milanit?

Pioli apo Ragnick? Kjo eshte pyetja qe shtron ne te perditshmen e saj Gazzeta dello Sport, ku ka bere nje analize te perberjes se ekipit duke i ndare lojtaret ne dy kategori: ne ata qe jane pro konfirmimit te Piolit dhe ata qe jane neutrale ose qe shpresojne per nje emer te ri ne pankinen e kuqezinjve.

Gds shton se ne njeren ane, eshte Pioli, i cili eshte i afte te rigjalleroje klimen e grupit, dhe ne anen tjeter vendoset menaxherin gjerman, i cili ka metoda te ngurta dhe ndonjehere te çuditshme, por qe di te permiresoje te rinjte si pak te tjere qe e bejne kete. Ja si i ndan lojtaret Gazzetta dello Sport ne baze te dy kategorive:

Neutralet dhe pro Ragnick: Romagnoli dhe Donnarumma jane neutrale. Ne fund te fundit, ata e kane te sigurt vendin e titullarit, po ashtu edhe Theo Hernandez, per te cilin askush nuk ka me dyshim per francezin. Midis “neutraleve” do te ishin edhe Kessié e Calhanoglu, te cilet gjithashtu mund te gjenin hapesire ​​me nje teknik tjeter. Ndryshimi i pankines mund te ishte i dobishem per Leao, i cili ka gjetur pak minuta me Piolin. Me Ragnick ne stol, portugezi do te mund te hidhte hapin cilesor te karrieres. Njejte si Leao edhe braziliani Paqueta, te cilit do t’I rikthehej buzeqeshja me nje trajner te ri.

Pro Piolit: Ibrahimoviç dhe Rebic do te ishin “Pioliste”. Zlatan dhe trajneri aktual kane krijuar nje marredhenie te mire. Pasi suedezi u tranferua tek Milani, Pioli e hodhi menjehere ne fushe dhe u shperblye nga ai. Nese ai do te qendronte ne stolin e Milanit, gjasat per te pare serish Ibren me kete fanelle gjithashtu do te rriteshin. E njejta gje vlen edhe per Rebic, i cili eshte bere nje element kryesor i ekipit. Kroati gjithashtu punoi me Rangnick ne Leipzig (kur gjermani ishte drejtor sportiv) dhe pervoja nuk ishte pozitive. Nder ata qe i besojne Piolit jane dhe Conti, Bennacer ee Castillejo, lojtare qe kane perfituar nga puna e trajnerit Emilian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu