GDS | “Padre Pioli” shumëfishoi vlerën e Milanit, nga Alexis te Leao, Tonali & Co. Por, e duan edhe ata të stolit…

Pika e kthesës për Milanin erdhi në vitin 2019, pas ardhjes së Ibrahimovic dhe Kjaer. Të dy i dhanë një shtysë projektit të Piolit, por trajneri ishte arkitekti i vërtetë i ngjitjes së kuqezinjve.

Siç thekson La Gazzetta dello Sport, “Normal One” që dukej kalimthi është bërë gurthemeli i rilindjes kuqezi.

Talentet e vleresuar
Nga menaxhimi i grupit te rritja e të rinjve, të cilët sot vlejnë një thesar: eshte dora e Piolit në rritjen, për shembull, të Rafael Leaos, por edhe në shpërthimin e Alexis Saelemaekers, i cili mbërriti në Itali si një “objekt misterioz” dhe tani vazhdimisht në mesin e listes së kombëtares belge.

Dhe ka kaq shumë shembuj, nga Theo Hernandez te Brahim Diaz, duke kaluar nga Tomori, Bennacer dhe vetë Kessie, i cili gjeti dimensionin e tij të vërtetë në fushë me Piolin.

Të gjithë me trajnerin
Trajneri nga Emilia i dha formë skuadrës duke i bindur lojtarët për idetë e tij. Dhe ai arriti të përfshijë të gjithë. Mjafton të shikoni Romagnolin, i cili pranoi pa problem hierarkitë e reja në mbrojtje.

Me pak fjalë, Pioli u tregua një udhërrëfyes i vërtetë dhe një pikë referimi edhe në dhomat e zhveshjes. Dhe Milani po e mban atë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu