GDS | Notat dhe vlerësimet. Diaz më i miri, Kessie “masakrohet”

Performanca e Milanit mbrëmë në Allianz kundër Juventusit ishte e kënaqshme. Pa mungesat dhe një fillim jo shkëlqyes, kuqezinjtë kanë treguar edhe një herë karakter dhe personalitet…

Në pjesën e dytë, skuadra e Stefano Piolit rifilloi lojën siç e di dhe i dha vetes një barazim të çmuar, i cili e mban ende te pamposhtur dhe ne vendin e parë në renditje, bashke me Interin. Prandaj, trajneri është i kënaqur me qëndrimin e ekipit.

Sidoqoftë, shfaqjet individuale të Rossonerëve që dolën në fushë duhet të analizohen. Ka nga ata që kanë konfirmuar momentin e tyre super, duke luajtur një ndeshje shumë më lart se mjaftueshmëria, por edhe nga ata që ende nuk janë në gjendje të shkëlqejnë dhe të vlerësohen…

Si zakonisht, Gazzetta dello Sport hartoi dhe publikoi notat e ndeshjes se mbrëmshme. Gjykime të qarta për lojtarët e Milanit, me nota kaluese dhe dështime që gjithashtu mund të çojnë në diskutim, por përmbledhin ecurinë e ndeshjes.

Njeriu i ndeshjes për Gazzetta ishte Brahim Diaz. Nota 7 për spanjollin i cili nuk humbet duelin mes numrave 10 me Dybala. Në të vërtetë ai është i pari që mbajti ekipin lart dhe shpiku shfaqje të rëndësishme midis linjave. Një pikë referimi për të duartrokitur.

Db Torino 19/09/2021 – campionato di calcio serie A / Juventus-Milan / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: infortunio Simon Kjaer

Ante Rebic gjithashtu bëri mirë (7), sepse përveç shënimit të barazimit, ai gjithashtu ka meritën të luftojë dhe të zëvendësojë denjësisht Ibra dhe Giroud si sulmues të parë.

Shfaqje pozitive gjithashtu nga Maignan, Tomori, Tonali dhe Kalulu, të gjithë të vlerësuar me 6.5 në kartën e raportit. Gjashte edhe për Bennacer, i cili sapo hyri përshpejtoi manovrën kuqezi.

6 të plota për Kjaer dhe Romagnoli, në vështirësi në pjesën e parë për shkak të hapësirave të shumta që iu dhanë Juventusit në kundersulme.

Florenzi vleresohet gjithashtu me note te mjaftueshme, duke luftuar për të gjetur pozicionin e duhur në pjesën e dytë, por qe merr pjesë aktive në sulmin përfundimtar.

Më në fund ata qe ngelin ne klase. Rafael Leao dhe Saelemaekers nuk shkëlqejnë, kurrë nuk janë te mprehtë dhe gjithashtu mjaft të pasaktë.

Te vlerësuar me 5.5 si dhe Theo Hernandez, i tronditur nga Morata në aksionin e Juventusit 1-0.

Por zhgënjimi i vërtetë është Kessie: 5 e plotë për mesfushorin, qe duket “një i afërm shumë i largët i atij të vitit të kaluar”. I ngadalshëm, i parashikueshëm, aq sa kur largohet nga fusha, manovra e Milanit përmirësohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu