GDS | Nga Champions në Serie A, një tjetër ndeshje e madhe për Milan: Pioli i frikësohet vetëm diçkaje…

Zemërimi është i madh, është e kotë ta mohosh. Zemërimi ende nuk ka kaluar, pavarësisht faktit se kanë kaluar shume orë nga ngjarjet Milan-Atletico. Por nuk ka kohë për të ndaluar dhe për të mallkuar, kjo sepse nuk ka kthim mbrapa ose ndryshim të rrjedhës së historisë.

Me pak fjalë, ajo që është bërë, ose më mirë … ajo që ka ndodhur ka ndodhur, tani duhet të shikohet përpara dhe të mendohet për angazhimin e radhës.

Nga Liga e Kampionëve në kampionat, nga një ndeshje e madhe në tjetrën: pasi priti Colchoneros në San Siro, Milanit tani do t’i duhet të përballet me Atalantën e Gian Piero Gasperini, e freskët nga suksesi evropian kundër Young Boys. Bergamo ngjall kujtime të tmerrshme, por edhe emocione të paharrueshme, ndër të tjera shumë më të freskëta sesa 5-0 e bujshme e pësuar në dhjetor 2019.

Disa muaj më parë, në fakt, 0-2 – nënshkruar nga Kessie – në fushën e bluzinjve u dha kuqezinjtë gëzimin e kthimit në Ligën e Kampionëve pas shumë, shumë vitesh…

ENERGJIA POZITIVE – Do të jetë e vështirë, por Milani të martën – dhe në përgjithësi ky fillim sezoni – tregoi se nuk i frikësohen askujt. Por ekziston ai zemërim, i njëjti për të cilin folëm në hapje: Tomori dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet të jenë në gjendje ta transformojnë atë negativitet në energji pozitive, në karburant për të shtyrë përsëri dhe përsëri, kundër një kundërshtari shumë të komplikuar si Atalanta e Gasp.

Një betejë tjetër është përpara: Milani është gati. Sigurisht, Pioli e di qe per djemte ajo humbje ndaj Atleticos djeg jo pak dhe ia ka friken mos kete pasoja per ndeshjen e fundit para pushimit, sepse pastaj koha do te “sheroje plaget”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu