GDS | “Milani tenton goditjen e janarit. Ka nisur negociatat për talentin. Plani për të bindur klubin e tij”

Zlatan Ibrahimovic po përpiqet shumë që të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, por ndërkohë drejtuesit po shikojnë për të gjetur trashëgimtarin e tij: suedezi ka ende një dëshirë të madhe për të luajtur, por trupi i tij po e mundon atë prej me shumë se dy sezone dhe për këtë arsye Milani po mban një sy te disa talente të rinj të cilët një ditë mund të zënë vendin e Ibrës…

Midis këtyre, është edhe Lorenzo Lucca, një qendërsulmues i klasës 2000 te Pisa, të cilin e duan edhe Inter e Juventus.

Sulmuesi i ri zikalter e filloi sezonin e Serisë B në një mënyrë të shkëlqyeshme me 6 gola në 7 ndeshje dhe dje kundër Suedisë ai shënoi edhe golin e tij të parë me fanellën e Under 21 te Italise.

Milani filloi manovrat për të mposhtur konkurrencën dhe të përpiqet të sjellë Lucca në Milanello.

ADLI-BIS? – Siç është raportuar këtë mëngjes nga La Gazzetta dello Sport, Pisa nuk ka ndërmend ta lërë të largohet në janar dhe te Milani duket se janë të gatshëm të kënaqin vullnetin e klubit toskan.

Prandaj është e mundur që Milani të përsërisë atë që ata tashmë e bënë në verë me Yacine Adli, i cili gjeti akordin me Milanin dhe u kthye te francezet per 1 vit ne huazim.

Kështu që Rossonerët mund të mbyllin marrëveshjen me Pisa-n për sulmuesin e ri dhe ta bëjnë atë të përfundojë pastaj sezoni në Toscana.

Për momentin vlerësimi i tij është rreth 10 milionë euro, por nëse vazhdon të shënojë aq shumë, çmimi i tij mund të rritet më tej…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu