GDS | Milani i magjepsur nga talenti italian: plani për të “djegur” konkurrencën

Drejtuesit e Milanit tashmë i kanë kthyer veshtrimet e tyre në verën e vitit 2022. Kështu funksionon merkato, pasi ajp kurrë nuk ndalet vërtet dhe operatorët më të mirë dinë të vlerësojnë lëvizjet dhe mundësitë edhe paraprakisht…

Në veçanti, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po konsiderojnë një goditje në perspektivë për sulmin. Emri i xhevahirit që magjeps Serinë B italiane ka qenë në fletoren e tyre për javë të tëra, madje u bë edhe golashënuesi më i mirë i saj.

Milani u magjeps nga cilësitë e Lorenzo Lucca, talenti që lulëzoi papritur në radhët e Pisa-s. I lindur në vitin 2000, me një fizik të fortë, ai shënoi 6 gola në shtatë ndeshje të ligës. Një qendërsulmues i fuqishëm, i cili ka gjetur “terren pjellor” edhe në kombëtaren italiane nën 21 vjeç.

Sot Gazzetta dello Sport flet me siguri për sulmin e ardhshëm të Milanit ndaj Lucca. Një talent i pastër që tregohet si një fuqizim i mundshem në të ardhmen, kur Ibrahimovic ndoshta do t’i ketë thënë lamtumirë klubit kuqezi dhe Giroud do të ketë një vit më shumë.

Milani në fakt do të kishte dy sulmues të tjerë me një të ardhme të garantuar në duart e tyre. Aktualisht në skuadër është Pietro Pellegri, i huazuar nga Monaco, por ai ende nuk është duke e bindur klubin. Përveç kësaj, një tjetër Lorenzo do të kthehet në bazë, pikërisht Colombo, i cili po bën gjëra të shkëlqyera në huazim te SPAL.

Por shansi për të siguruar sherbimet e Lucca ngacmon kuqezinjte. Plani është të provohen qasjet e para me Pisa-n tashmë në javët e fundit. Vlera e 21-vjeçarit nga Moncalieri është rreth 10 milionë euro.

Një zgjidhje mund të jetë blerja e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe lënia e tij në Pisa me hua deri në qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu