GDS | Milani fshin të shkuarën! Diaz dhe Maignan, çfarë impakti. Por, sekreti quhet… Tonali!

Në faqet online të La Gazzetta dello Sport ka një krahasim midis numrit aktual të Milanit 10, Brahim Diaz dhe paraardhësit të tij, Hakan Calhanoglu.

“Ndarja me të kaluarën është e qartë. Sepse këtë sezon, sipas Stefano Piolit, Djalli luan me një mesfushor sulmues dhe jo me një playmaker-mesfushor siç ndodhi kur Calha ishte atje.

Krahasuar me Calhanoglu, i cili e niste nga mesi i fushes, Brahim – lexojmë – është një referencë më konstante afër zonës së kundërshtarit”.

Por, sigurisht, e gjitha kjo ka ardhur pasi tani me formen e Tonalit duket qarte se topat menaxhohen me lehte ne mesfushe dhe nuk duhet nje pike reference, ndaj Brahim ndodhet me perpara. Dhe nese Bennacer po kap formen, duhet pritur ende Kessie, jashte kondicioni.

Sakaq, sa i perket portes, Maignan duket se po kthehet lider per menyren se si organizon mbrojtjen duke i folur, por tashme eshte bere edhe nje model “Neuer” qe kthehet ne mbrojtes i fundit duke luajtur me kembe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu