GDS: “Milan-Kessie, palët afrohen! Zbulohet oferta e re kuqezi. Agjenti Atangana kërkon…”

Është thelbësore që Milani të rinovojë kontratën e Franck Kessie. Klubi nuk ka mundësi të humbasë një element kryesor të ekipit, veçanërisht pasi tashmë ka humbur Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara duan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje.

Deri më tani palët kanë paksa distancë për rrogën, por drejtuesit kuqezi dhe nga Casa Milan kanë besim për të arritur një shtrëngim duarsh, sidomos sepse Kessie ka bërë me dije se ai është i interesuar të vazhdojë me fanelën e “Djallit”.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se Milani ka vendosur ta ngrejë ofertën për Kessie. Ka skuadra të Premier League, por jo vetëm, që po trokasin dhe për këtë arsye është e nevojshme që Maldini & Co të bëjnë hapa drejt mesfushorit në mënyrë që ta blindojnë për të paktën edhe disa vite.

Në orët e fundit ka pasur reflektime të rëndësishme midis menaxhmentit të lartë kuqezi dhe pronësisë Elliott.

Propozimi i parë ishte rreth 4 milion euro neto në sezon, pothuajse një dyfishim i pagës aktuale (2.2 milion në vit).

Tani Milani dëshiron të afrohet me kërkesën prej 6 milionë eurosh të bërë nga mesfushori përmes agjentit të tij George Atangana.

Qëllimi është të nënshkruajë një kontratë të re së paku tre vjet.

Kohët e fundit, agjenti i Kessie bëri të ditur një gjë të rëndësishme: “Duhet një grusht shteti për të nxjerrë Presidentin jashtë nga Milani”.

Fjalë që i bëjnë drejtuesit dhe tifozët optimistë për rinovimin.

Atangana është në Itali dhe së shpejti duhet të ketë një takim tjetër për të diskutuar të ardhmen e Franck.

Oferta e re e Milanit do të duhet të jetë së paku 5 milion euro, duke përfshirë ndoshta disa bonuse.

Takimi i ri nuk duhet të vonojë, është në interesin e kuqezinjve që të jenë në gjendje të mbyllin çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Maldini dhe Massara duhet të shpejtojnë negociatat. Kessie duhet të bllokohet me çdo kusht!

Një tjetër aspekt për t’u diskutuar është edhe komisioni i agjentit që kërkon 6 mln euro për të rinovuar.

Në fakt, Atangana ka vetëm Kessie si top player dhe dëshiron të përfitojë nga ai sa më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu