GdS: Milan, 35.6 mln euro fale shkurtimeve, te vlefshme per merkaton.

Milani ka nevoje per para kete treg merkatoje ne vere dhe nje nga burimet me te cilin mund te siguroje te ardhurat eshte fale rrogave te lojtareve qe nuk jane dhe do te jene pjese e ekipit kuqezi. Tashme klubi ka filluar te arketoje qe ne janar dhe pritet te arketoje dhe gjate veres.

Sic raporton Gazzetta dello Sport Milani do te kurseje 35.6 milione euro nga pagat e futbollisteve qe nuk do te jene me ne listen e shoqerise kuqezi. Gjate merkatos se janarit klubi siguroi 25.9 milione euro nga rrogat e lojtareve qe u larguan, Piatek (1.8 milion), Suso dhe Reina (3 milion neto secili), Borini (2.5 milion), Caldara (2.2 mln euro) dhe Rodriguez (2.1 mln euro).

Ky “thesar”, shton GdS, pritet te rritet edhe ne vere permes largimeve te Biglias dhe Bonaventures, te cileve nuk do t’u rinovohet kontrata ku nga rrogat e tyre Milani do te kurseje 9.7 mln euro, perkatesisht 3.5 mln nga Bonaventura dhe 6.2 nga paga e mesfushorit argjentinas. Keto para mund te sherbejne per rinovimin e Romagnolit, blerjen e Rebic apo te nje lojtari tjeter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu