Gds: Milan, mesfusha per t’u rithemeluar, i sigurt vetem Bennacer

Ne analizen e saj, Gds raporton se Milani do t’i nenshtrohet nje rithemelimi te mesfushes duke marre parasysh lojtaret qe jane ne fund te kontrates, atyre te pakenaqur dhe ata qe jane ne huazim. I vetmi qe eshte i sigurt dhe nuk do te preket eshte algjeriani Ismail Bennacer.

Gazeta italiane thekson se mesfusha e Milanit ka vite e cila nuk ka arritur te jete ne ate fazen cilesore qe ekipi kerkon duke permendur edhe shpenzimet e shumta qe dy shoqeri te ndryshme kane kryer se fundmi.

Ismael Bennacer eshte permiresuar ndjeshem ne te gjitha parametrat: topat e rikuperuar, kilometrat e pershkuar, driblimet. Mosha dhe ecuria e tij pozitive jane ne favorin e tij ne syte e Elliot. Algjeriani pelqehet sepse ka vizion ne loje, eshte teknik dhe mendon shpejt. Pra eshte e vetmja pike e sigurt per te tashmen dhe te ardhmen. Per te tjeret, Kessie shihet si nje potencial merkatoje dhe nese vjen nje oferte e kenaqshme per klubin atehere nuk do te kete barriera. Ne anen tjeter Krunic eshte “zhdukur” nga skena per shkak te demtimit qe ka pesuar.

Mister mbetet e ardhmja e Paqueta, i cili mund te ndryshoje edhe ai ambientin, ndersa i riu Saelemaekers (me vetem 33 minuta loje), mund te rikthehet tek Anderlecht gjate veres.

Dy largime te tjera ne horizont jane Biglia dhe Bonaventura, te cilet jane ne fund te kontrates dhe klubi nuk ka ndermend te rinovoje me ta. Djalli nuk eshte ne gjendje te mendoje per perforcime luksi por dicka duhet te behet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu