GDS – “Mbreti Mida”, Pioli ka kthyer ar çdo lojtar që ka prekur: 5 lojtarë vlejnë 85 mln euro më shumë

Nuk ka dyshim që Stefano Pioli po arrin të përmirësojë pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion të tij. Vlerësimi i përgjithshëm i ekipit kuqezi sigurisht është rritur në muajt e fundit.

Drejtuesit e Milanit e falënderojnë, pasi ata mund të mbështeten në një trashëgimi më të madhe teknike dhe ekonomike. Grupi përbëhet nga shumë të rinj dhe ka ende vend për rritje dhe te Milanello pasi ndodhet trajneri i duhur për t’i ndihmuar ata të përmirësohen më tej.

Calabria, Bennacer, Kessie, Saelemaekers dhe Leao: sa vlejnë?

Sot La Gazzetta dello Sport thekson rritjen në vlerë të pesë lojtarëve, të cilët vlejnë rreth 85 milion euro më shumë sesa vlenin para ardhjes së Pioli, natyrisht edhe Ibrahimovic…

Davide Calabria: është rritur në sektorin e të rinve, tani vlen të paktën 20 milion euro.

Kaloi nga shitja e mundshme te titullar i padiskutueshëm i krahut të djathtë. Një rritje neto me një vëzhgim te ekipi kombëtar. Ka talent, personalitet dhe vendosmëri sipas trajnerit Roberto Mancini.

Alexis Saelemaekers: u pagua rreth 7 milion euro te Anderlecht, tani ka kapur vlerën 18 milion. Me të në fushë, Milani nuk ka humbur kurrë. Ai garanton drejtimin dhe dinamizmin, një futbollist që çdo trajner do të dëshironte ta kishte.

Ismael Bennacer: kushtoi 16 milion, ia vlen 50 mln në klauzolën në kontratën e tij. Së fundmi është rikthyer pas një mungese të gjatë, i gatshëm të marrë përsëri frenat e mesfushës.

Franck Kessie: kushtoi 26 milion, tani nuk ia vlen më pak se 40 (për mendimin tonë edhe më shumë, Gazzetta).

Partneri perfekt për Bennacer. Ish-mesfushori i Atalanta-s di si t’i japë sasi të madhe mesfushës, por gjithashtu është përmirësuar nga ana taktike dhe teknike.

Rafael Leao: klubi ka investuar 24 milion euro për ta blerë, tani vlera është rritur në të paktën 30 sipas La Gazzetta dello Sport. Dhe potenciali i rritjes së portugezit është ende i madh.

“Në këtë listë të lojtarëve të vlerësuar nga Pioli, do të dëshironim të shtonim edhe Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu. Edhe ata përfituan nga puna e bërë me trajnerin emilian”, shkruan Gazzetta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu