GDS – “Manovrat e mëdha të Milanit! Tre objektivat e Maldinit për të rritur nivelin”

E tashmja dhe e ardhmja: Ibrahimovic dëshiron ta rikthejë Milanin menjëherë në Ligën e Kampionëve, por nëse nuk arrin ta bëjë këtë këtë sezon ai do të provojë përsëri vitin e ardhshëm.

Për shkak se klubi tashmë ka vendosur të vazhdojë me kampionin suedez, me të cilin është nënshkruar një kontratë e re (dhe e pasur) deri në vitin 2022.

Kuqezinjtë, pra, edhe njëherë do t’i besojnë Zlatanit për një sezon, por gjatë verës nuk do të bëjnë më gabimin e vjetshëm, pra duke qëndruar pa asnjë alternativë.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit kuqezi po kërkojnë një profil të ri që mund të piqet së bashku me Ibrahimovic, por që është i gatshëm ta zëvendësojë atë menjëherë.

Kjo sepse dihet tashmë që Ibrahimovic mund të luajë vetëm 50-60% të ndeshjeve dhe në rastet kur do të mungojë duhet dikush që të bëjë bomberin dhe të finalizojë aksionet.

Emri në krye të listës është ai i Dusan Vlahovic. Edhe pse Fiorentina ka hasur sivjet vështirësi të jashtëzakonshme, duhet theksuar se kampionati i serbit me 19 gola ka qeën fantastik.

Problemi, sidoqoftë, është të bindësh presidentin Commisso që ta lërë të largohet, ose më saktë, ta shesë atë në kushte të caktuara.

Kërkesa aktuale është 40 milion euro: e lartë, shumë e lartë.

Ndërkohë, manovrat për Rodrigo De Paul të Udinese tashmë kanë filluar.

Mesfushori sulmues argjentinas është shumë i pëlqyer nga Milani, i cili po përpiqet që të lëvizë përpara Interit dhe Juventusit (gjithashtu në ndjekje të kapitenit të ekipit friulian), duke ofruar para plus kartonin e Hauge.

Një pistë që do të ndizet sapo të mbyllet sezoni, sepse De Paul do të preferonte një skuadër që luan në Champions League.

Në fakt, Udinese e di mjaft mirë se ka ardhur momenti për argjentinasin që të bëjë trampolinën e famshme në një klub të madh, por fillimisht duhet të vijë oferta e duhur.

Në fund, ideja Vazquez, që në fakt sipas medieve spanjolle, është më shumë se sa kaq. Në fakt, AS ka dalë me artikullin se spanjolli i Real Madrid ka refuzuar Atletico dhe tani ose pret të rinovojë me Blancos (sidomos nëse e bën Sergio Ramos) ose të largohet dhe të transferohet te Milani që i ka bërë ofertën më të mirë dhe që ka bindur lojtarin.

Aktualisht Vazquez është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu