GDS | Mallkim mbi Milanello, Pioli totalisht i pafat! Sikur të mos mjaftonte kjo…

Mallkimi i dëmtimeve te Milani vazhdon. Pas lajmit të problemit të muskujve për Junior Messias, tani edhe Daniel Maldini ka perfunduar “ne tapet”… Problemi i tendinit për të, i pesuar në Kombëtaren Italiane Under-20 ku edhe pak dite me pare ai shenoi gol.


Sot Daniel mbush 20 vjeç, por ditëlindja e tij u prish nga ky lajm i raportuar nga Gazzetta dello Sport. Djali i Paolos gjithashtu shënoi disa ditë më parë, tani ai është detyruar të largohet nga grumbullimi per shkak të këtij problemi.

Pas telasheve me ekipin kombëtar nën 20 vjeç, Daniel tani është në rrugën e tij për t’u kthyer në Milanello ku do të vlerësohet nga stafi mjekësor kuqezi. Inflamacioni i tendinit patellar: ky është dëmtimi që Maldini pesoi dhe që nuk do ta lejojë atë të vazhdojë turneun “8 Kombet”.

Goli i parë me Milanin, goli me kombëtaren Under 20 dhe tani dëmtimi: Daniel Maldini me siguri do të kishte dashur të kishte një ditëlindje më të mirë. Me siguri Stefano Pioli nuk do të jetë i kënaqur me këtë situatë. Tani mbetet për të kuptuar se cilat do të jenë kohët e rikuperimit për lojtarin e ri të Milanit.

Sakaq, sa i perket Messias, qe kishte debutuar perpara disa ditesh ndaj Atalanta ne Bergamo duke u futur nga fundi dhe pasi per nje muaj zhvilloi faze pergatitore, sipas Sky Sport, kohet e rikuperimit jane gati 1 muaj dhe vetem ne mes te nentorit do ta shohim serish ne fushe.

E sikur te mos mjaftonte kjo, jashte jane ende Krunic, Bakayoko dhe Ibrahimovic, teksa Calabria duket se do te rikuperoje dhe ska asgje serioze. Gjithashtu duhet theksuar se Milani humbi per disa muaj dhe portierin e trete Plizzari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu