GDS – Kessie: “Milan, kur Presidenti e jep fjalën… Calha dhe Donnarumma? Keqardhje, por kanë ardhur të tjerë! Unë i lodhur? Kurrë, ju them se…”

Një deklaratë dashurie nga Japonia, aty ku Franck Kessie po zhvillon Olimpiadën e Tokyo 2020 me Bregun e Fildishtë.

Mesfushori kuqezi, i njohur tashmë botërisht me nofkën “Presidenti”, mezi pret të kthehet në Milanello dhe përqafojë shokët e tij të ekipit dhe trajnerin Stefano Pioli, entuziast për një sezon të mbushur me evente, duke përfshirë Champions.

E ardhmja? Natyrisht, nga fjalët e tij pritet të jetë e gjitha kuqezi.

“Unë jam krenar që kam zgjedhur Milanin dhe nuk është qëllimi im të largohem. Përkundrazi, unë dua të qëndroj përgjithmonë kuqezi”

“Tani janë Lojërat Olimpike, por kur të kthehem nga Olimpiada do të rregulloj gjithçka”.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë tani është i angazhuar në Tokio me kombëtaren:

“Unë dua vetëm Milanin, Maldini dhe Massara të dinë mendimet e mia. Flasim çdo ditë me mesazhe dhe kemi grupin tonë. Më pëlqen aq shumë kur ultrasit këndojnë: Një President! Ka vetëm një President … Epo, unë dua të jem për jetë te Milani. Të paktën në futboll… “.

“Unë dua Milan, vetëm Milan”. Fjalë që tingëllojnë si muzikë në veshët e tifozëve Rossoneri, sepse ato janë thënë nga Franck Kessie, shtylla e ekipit të Pioli.

“Ata duhet të jenë të qetë – tha Kessie, duke iu drejtuar mbështetësve të Milanit – unë gjithmonë mbaj fjalën time, duhet të më njohin tashmë.

Tani unë jam këtu në Tokio për të marrë diçka të rëndësishme me vendin tim, por sapo të mbarojë Olimpiada kthehem në Milano dhe sistemoj gjërat. Nuk do të ketë asnjë problem”.

Mbetet pra, firma, e cila do të vijë “së shpejti, shumë shpejt”, siguroi mesfushori i Fildishtë.

Së shpejti por … jo shumë: “Unë dua të vazhdoj sa më shumë që të jetë e mundur në turneun olimpik. Në fund, Milani do të më ketë për aq kohë sa ata dëshirojnë…”.

Pioli dhe tifozët shpresojnë që Lojërat Olimpike të mos e lodhin shumë Presidentin: “I lodhur? Dhe pse? Kjo është puna ime: vrapimi, bllokimi dhe rinisja e aksionit.

Sa më shumë që luaj, aq më mirë ndihem. Jam shumë i motivuar, mezi pres të përqafoj shokët e skuadrës dhe trajnerin tim Pioli përsëri.

Një sezon plot angazhime na pret. Ne donim Ligën e Kampionëve me çdo kusht. Dhe e morem me meritë. Tani ne duhet të përfaqësojmë emrin që Milani ka në Evropë dhe nuk do të zhgënjejmë”.

Gjatë intervistës ka edhe hapësirë ​​për një koment mbi lamtumirën e Donnarumma dhe Calhanoglu:

“Nëse më vjen keq? Sigurisht, ne ndamë një pjesë të rëndësishme të jetës sonë. Dhe Gigio tani është portieri më i fortë në botë.

Por nuk mund të hyj në vendimet e njerëzve të tjerë, unë vendos për vete. Më vjen shumë keq, por lojtarë të rinj të rëndësishëm kanë ardhur. Emra të denjë për Milanin”.

Sakaq, ka edhe diçka mbi modulin: “Nuk e di nëse ekipet e tjera do kenë avantazhe apo disavantazhe nga trajnerët e rinj, por di të them që te Milani tani e njohim lojën tonë perfekt dhe e kemi në mendje se çfarë duhet të bëjmë.

Synojmë të shkëlqejmë në kampionat dhe Champions”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu