GDS: Ja sfidat qe Pioli duhet te permbushe per t’u konfirmuar.

Stefano Pioli do te perpiqet te binde drejtuesit qe ta konfirmojne ate, sepse qendrimi ne stolin e Milanit, gjithashtu nen driten e punes relativisht te mire te bere ne keto muaj, do ta kenaqte shume. Por ai do te kete pak kohe ne dispozicion dhe shume “nyje” per te zgjidhur. Gazzetta dello Sport, ne te perditshmen e saj e cileson “12 mundimet e Piolit”. Me pak fjale tekniku italian do te jete ne versionin e “Herkulit”, i gatshem te sfidoje veten dhe veshtiresite per te ruajtur postin.

Nyja Donnaruma, eshte nder perpjekjet me te cilat do te perballet trajneri. Portieri eshte pozicionuar perseri midis lamtumires dhe rinovimit. Diçka ne vere, ne nje menyre ose tjeter, do te ndodhe, por Pioli do te duhet te siguroje qe Gigio te mbylle sezonin me qetesine me te madhe te mundshme. Pas portes, ceshtja per t’u zgjidhur eshte sulmi, ndoshta reparti me i keq per sa i perket shifrave. Nje skuader qe shenon aq pak nuk mund te mbaje Rafael Leao ne pankine. Trajneri ka per detyre te zgjoje portugezin. Dhe mbase edhe deshira per Paqueta, nje tjeter talent qe ka mbetur buze rruges. Dhe pastaj ne anen tjeter eshte Rebic, mbi te cilin Pioli do te duhet te insistoje.

Nje nga sfidat qe e mundon trajnerin Emilian eshte ndeshja e kthimit e gjysmefinales se Kupes se Italise me Juventusin. Nje “mal” per t’u ngjitur, por ne rast kualifikimi do te ishte nje rezultat ne dobi te te gjitheve. Milani gjithashtu ka nevoje per vazhdimesi, nje cilesi qe i’u mungon kuqezinjve te Piolit. Trajneri gjithashtu do te duhet te perpiqet te shfrytezoje sa me shume Ibrahimovic, i cili ka shenuar deri me tani, dhe te ndihmoje Theo Hernandez te permiresoje fazen e tij mbrojtese. Arritja e Evropes do te ishte me e mira, por per ta bere kete do te jete e nevojshme te korre sukses ne sfidat e drejtperdrejta me klubet qe luftojne per Europen. Milani i kerkon gjithashtu Piolit te permiresoje skuadren, nje tjeter aspekt vendimtar per konfirmimin e trajnerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu