GDS – Inzaghi fton Tonalin në grumbullim me Brescia! Vjen përgjigjia e mesfushorit

Situata e Sandro Tonali nuk është qartësuar ende. Mesfushori i ri i lindur në vitin 2000 është në pronësi të Brescia, por ka luajtur për Milan sezonin e kaluar.

Vullneti i Rossonerëve është të shndërrojnë huanë e vitit të kaluar në një blerje të përhershme.

Ndërsa pret të gjejë një formulë të përshtatshme ekonomike, Tonali është në të gjitha aspektet akoma një lojtar i Brescias.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport sot, Brescia ka përfshirë zyrtarisht mesfushorin e ri në listën e skuadrës për grumbullimin e verës.

Prandaj, Tonali duhet të jetë në dispozicion të trajnerit të ri Filippo Inzaghi.

Por 21-vjeçari tashmë ka marrë vendimin e tij.Tonali ka zgjedhur të mos i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Brescia-s.

Mesfushori, ndoshta nën këshillën e agjentit të tij, nuk ka ndërmend të fillojë sezonin me klubin Lombard, duke pritur të sqarojë të ardhmen.

Milani i dha siguri talentit të ri dhe agjentit, duke sqaruar se si po punohet për blerjen e plotë.

Ndërkohë nuk kuptohet pse Brescia ka zgjedhur të thërrasë zyrtarisht Tonalin për grumbullimin e korrikut duke qenë se palët janë në negociata e sipër…

Të informuarit mirë flasin për një marrëveshje gjithnjë e më të afërt dhe mbyllje të mundshme në ditët në vijim.

Milan mori një zbritje krahasuar me 25 milion eurot gjithsej, duke përfshirë kartonin e Giacomo Olzer në marrëveshje.

Ende ka diskutime në lidhje me shpërblimet që duhet t’i paguhen klubit të Brescia-s, në lidhje me performancat e Tonali dhe rezultatet e ekipit. Pasi të jetë kapërcyer kjo pengesë, martesa përfundimtare midis lojtarit dhe kuqezinjve do të bëhët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu