GdS: “Ibra i ka idete e qarta, nuk eshte paga qe e shqeteson”

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç mbetet akoma per t’u shkruar. Sulmuesi suedez, 38 vjecar ka nje deshire te madhe per te vazhduar me tej ne fushen e lojes, qofte ne Milano ose diku tjeter.

Kontrata e tij me kuqezinjte skadon ne qershor te 2020-es dhe negociatat per rinovimin nuk kane filluar. Ende nuk ka ndodhur takimi i pritshem me Ivan Gazidis, sepse javet e fundit lojtari ka mbetur ne Stokholm ku po stervitet me Hammarby. Por takimi mes paleve nuk pritet te vonoje shume.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se Milani do te perpiqet te mbaje elementet e saj te rendesishem, si Ibrahimoviç ashtu dhe Romagnoli e Donnarumma. Por rinovimi i suedezit nuk lidhet me anen financiare, pra Ibrahimovic nuk eshte i shqetesuar per pagen.

Gjeja me e rendesishme per lojtarin eshte ambicia e klubit. Ai deshiron te dije projektin e Milanit per te ardhmen. Ibra deshiron te perfundoje karrieren ne menyren me te mire te mundshme dhe per kete arsye kerkon siguri. Prandaj, takimi me Gazidis do te jete i nevojshem per te shuajtur cdo dyshim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu