GdS: Gazidis ben “prapaktheu”, ndryshon ide per pankinen e kuqezinjve

Konfirmimi i Stefano Piolit eshte nje hipoteze gjithnje e me reale tashme per Milanin. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, kuotat e trajnerit Emilian jane rritur per te udhehequr ekipin kuqezi edhe ne sezonin e ardhshem.

Urgjenca e koronavirusit ka ndryshuar kartat ne tryeze te menaxhmentit te Milan per Rangnick, te preferuarin e Gazidis, i cili duke pare situaten e krijuar aktualisht nuk do te kishte kohen e duhur per te pershtatur futbollin qe ai ka ne mendje.

Pioli nga ana tjeter, per prakticitetin e tij dhe marredheniet e mira qe ka krijuar me lojtaret vecanerisht me Ibrahimovic, ka rritur vleresimin e klubit per te.

Keshtu, Milani do te hynte ne rendin e ideve per te shtyre edhe nje revolucion tjeter dhe te konfirmonte Piolin, i cili ruan shanset konkrete per te mbetur ne pankine, pavaresisht zerave per Rangnick, Emery dhe Marcelino. Trajneri aktual i Milanit gjithashtu do te pranonte te punonte ne nje buxhet me te vogel, pa kerkuar garanci te veçanta per merkaton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu