GDS: Fati i Maldinit, larg Milanit. Ja fjalet e ish-kapitenit.

Jo vetem ai i Stefano Piolit, por edhe fati i Paolo Maldini tashme eshte shenuar pavaresisht atij rikthimi dhe entuziazmi te mahnitshem ndaj Juventusit. Kete e ben me dije dhe Gazzetta dello Sport ne nje aritkull te sajen, por edhe deklaratat e vete Maldinit, i pyetur mbremjen e djeshme pas ndeshjes me bardhezinjte.

Drejtori teknik i Milanit,  eshte shprehur keshtu per te ardhmen e tij: “Une nuk e di nese do te kete vend per mua ne Milanin e se ardhmes, tani dua qe ta mbyllim sa me mire sezonin, me pas do te vendosim. Lidhja ime me kete klub nuk eshte asnjehere ne diskutim “.

GDS shkruan se Maldinit i eshte ofruar nje rol si ai Pavel Nedved ne Juventus, nje pozicion qe italiani veshtire se do ta pranoje. Tashme eshte mbyllur nje epoke tjeter per ish-kapitenin, dhe Maldini e kuptoi ne kohen e shkarkimit te Zvonimir Boban.

Por ndryshe nga Boban, palet do te ndahen qetesisht pa perfunduar ne gjykate.Sic jane shprehur miqte e tij, Maldini eshte ndier disi i izoluar muajt e fundit. Qe prej largimit te Boban dhe tashme ardhja e Ragnick me filozofi dhe ide ndryshe nuk jane kushtet e duhura per ish-kapitenin per te vazhduar serish me Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu